Prej 8 ditësh në Angli, 19-vjeçari shqiptar kapet në fermën e kanabisit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2023, 14:30

Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 muaj burg pasi akuzohet për prodhim kanabisi në Angli.

Mariglen Luka u arrestua më 6 mars të këtij viti në Hyde Park, pasi policia shkoi në banesën e tij për të arrestuar një tjetër person. Shqiptari u përpoq të ikte nga dera e pasme përpara se të ndryshonte mendje dhe të lejonte oficerët të hynin. Policia kontrolloi pronën dhe gjeti 52 bimë kanabisi në katin e dytë, të cilat kishin një vlerë prej 28,600 £. Policia zbuloi gjithashtu se matësi i energjisë elektrike ishte dëmtuar dhe se po përdoreshin “pajisje të sofistikuara”.

Kur u mor në pyetje, Mariglen pranoi se ai jetonte në pronë dhe kujdesej për bimët. Ai tha se kishte hyrë ilegalisht në vend tetë ditë më parë në pjesën e pasme të një kamioni nga Belgjika. Mariglen tha se ai kishte një borxh prej 16,000 £ që duhej t'i paguante trafikantëve të drogës për rrugën deri në Britani. Por ai nuk ishte nën presion për punën që kryente pasi kishte çelës dhe mund të largohej sa herë të donte nga shtëpia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit