Kokaina dhe vrasja e ish-të dashurit në lokalin e saj, arrestohet në Kavajë Marsida Qatja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2023, 11:04

Një 33-vjeçare banuese në Kavajë është arrestuar pasi policia e akuzon për përshatjen e lokalit të saj për përdorim droge.

33-vjeçarja Marsida Qatja ishte e shpallur në kërkim dhe e dënuar me 2 vite burg pasi në lokalin e saj në vitin 2019, Dritan Haxholli humbi jetën për shkak të përdorimit të drogës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 tetor 2019 në qytetin e Kavajës. Brenda në lokalin e Marsida Qatjas, ishin grumbulluar disa persona mes të cilëve dhe ish-shefi i sigurisë së burgut në Durrës Bledar Toçi.

Ndërkohë që këta shtetas po konsumonin kokainë, në ambientet e jashtme të apartamentit të Qatjas në katin e parë, u shfaq Dritan Haxholli, i cili kërkonte të takonte me çdo kusht Marsidën me të cilën kishte pasuar marrëdhënie intime.

Por me vete Haxholli kishte dhe një automatik kallashnikov dhe pasi ka parë Bledar Toçin brenda në lokal ka hapur zjarr në drejtim të tij dy herë. Kur një nga plumbat ka kapur në qafë Toçin, ai ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë tip “Glock” dhe ka qëlluar 16 herë në drejtim të tij.

Policia në vendgjarje gjeti një pellg gjaku në dyshemenë e lokalit, ndërkohë sekuestroi sasinë e kokainës në pjata, armët e zjarrit dhe gëzhojat.

Njoftimi i policisë:

Gjatë operacionit policor të koduar "Plazhi", u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge". Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit