Shpallet në kërkim 18-vjeçari Arbër Murataj, i biri i Admir Murataj! Dyshohet se ‘porositi’ vrasjen e Stivenit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.04.2023, 11:19

Arbër Murataj është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Stiven Toshkësit. A i po kërkohet për t’u pyetur nëse ka ose jo dijeni për vrasjen e 20-vjeçarit.

Arbëri, është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në grabitjen spektakolare në Rinas, ku u vodhën para nga një avion.

Që ditën e vrasjes së Stiven Toshkësit, nga Axel Hoxha dhe Ensi Maze, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Arbër Muratajt, por nuk e ka gjetur atë. Murataj është kushëri me Hoxhaj dhe konflikti ka nisur për vajzën, që Murataj kishte të dashur, por së fundmi ajo ishte në lidhje me vitkimën.

Hoxha dyshohet se ka marrë porosi nga Murataj për ta dhunuar Toshkësin, por ngjarja ka degraduar në përdorimin e thikës.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrollit të banesës është gjetur kushëriri i Murataj bashkë me një sasi hashashi. Ai e ka marrë përsipër si përdorues dhe është arrestuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit