Nëse jeni dikush që ju pëlqen të kaloni kohë duke bërë shumë foto dhe selfie kur shkoni me pushime, atëherë Portofino mund të mos jetë vendi i duhur për t'u vizituar në të ardhmen.
Qyteti në rivierën italiane ka krijuar “zona të kuqe” ku turistët mund të gjobiten me 275 euro nëse kapen duke bërë selfie për një kohë të gjatë në vendet piktoreske.
Lëvizja është marrë për shkak se këto zona janë bërë jashtëzakonisht të ngarkuara, me shumë njerëz që mblidhen në oraret e pikut gjatë sezonit të festave.
Ky qytet i bukur bregdetar është i njohur për shtëpitë shumëngjyrëshe me pamje nga deti.
Kryetari i bashkisë së Portofino, Matteo Viacava, pohoi se 'kaosi anarkik' ishte krijuar nga turistët që ndalonin për të bërë foto dhe bllokonin trafikun dhe rrugët e qytetit. Masat hynë në fuqi për herë të parë gjatë fundjavës së Pashkëve, kur Portofino ishte e mbushur me turistë dhe rregullat do të qëndrojnë tashmë në fuqi deri në tetor.
Ndërsa qyteti pret të shohë një numër të madh turistësh gjatë muajve të verës, rregullat do të jenë në fuqi nga mëngjesi deri në orën 18:00 çdo ditë.
Portofino nuk është i vetmi vend që po frenon selfiet pasi të tilla rregullash ka edhe në vende të caktuara në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe madje edhe në Mbretërinë e Bashkuar.