Denoncim për këmbësorët në Astir: Kalojnë në mes të rrugës dhe jo te vijat e bardha, faji iu mbetet shoferëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.04.2023, 22:24

Astiri është kthyer në një zonë tepër problematike në lidhje me aksidentet e shumta që ndodhin vazhdimisht.

Vetëm para pak javësh një 67-vjeçar humbi jetën pasi tentoi të kalonte mes për mes rrugën për të dalë në krahun tjetër.

Por pavarësisht këtij aksidenti dhe të tjerë të vazhdueshëm, qytetarët rrezikojnë duke kaluar rrugën larg vijave të bardha.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të tillë tepër flagrant. Ai thotë se këmbësorët nuk kalojnë në vijat e bardha që janë krijuar posaçërisht për ta, por në mes të rrugës.

Sipas qytetarit, pavarësisht faktit se vijat e bardha janë 20 metra më lart, këmbësorët rrezikojnë jetën e tyre dhe faji pastaj iu mbetet shoferëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit