Golloborda emri i së cilës nga gjuha sllave do të thotë kodrinor i zhveshur ndodhet në një zonë kodrinore-malore në lartësi prej 1000-1200 mbi nivelin e detit, është një zonë që i përket i përket qarqeve Dibër dhe Elbasan. Në Gollobordë dhe fshatrat e saj, banorët flasin gjuhën bullgare apo siç njihet ndryshe sllave, teksa zona ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut.
Kjo zonë me popullsi të ardhur prej dhjetëra dekadash më parë, është harruar totalisht nga shteti shqiptar. Së fundmi një banor i fshatit Steblevë, shkruan për JOQ se rruga që lidhë 8 fshatra është në gjendje skandaloze, e amortizuar dhe me gropa.
Ndonëse jetojmë në vitin 2023, 6000 banor të Gollobordës për shkak të neglizhencës nga ana e pushtetit lokal, lëvizin çdo ditë në një rrugë që në pamje të parë të jep përshtypjen sikur është mesjetë.
Banori shkruan për JOQ se rruga në fjalë me baltë gjithandej dhe e degraduar, është tenderuar nga Bashkia, por përsëri gjendja e saj vijon të jetë si mos më keq duke vështirësuar qarkullimin me makinë, por dhe në këmbë, pasi në ditë me shi nuk kalohet pa çizme.
Qytetari:
Pershendetje JOQ. Jemi ne fshatin stebleve ne ne nje rruge qe lidhe rreth 8 fshatra te tjere qe vuajne rreth 6 mij banore te gjith gollobordes ne vitin 2023 rruga esht si ne mesjete pa cka se ljo rruge esht tenderuar. Kjo esht golloborda e harruar faleminderit nese e postoni.









