Denoncimi/ Partia Socialiste shkel Kodin Rrugor, vendos tabela reklamuese në aksin Fier-Lushnje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.04.2023, 21:47

Duket se afrimi i zgjedhjeve i ka nxitur akoma më tej partitë politike shqiptare për të ndërmarrë sa më shumë hapa për reklamimin e tyre. Madje deri aty sa të shkelet edhe ligji.

Ka qenë një qytetar i cili ka dërguar një video ditën e sotme pranë redaksisë së Joq ku tregohet se si në aksin Lushnje-Fier është vendosur një tabelë reklamuese e madhe, thuajse ngjitur me rrugën. Bëhet fjalë për një tabelë të Partisë Socialiste.

Tabela sipas qytetarit ndodhet në afërsi të vendit të njohur si Klubi i Shoferit.

Në fakt ky veprim përbën shkelje të Nenit 23 të Kodit Rrugor, sipas të cilit:

Përgjatë rrugëve dhe në vende të dukshme nga mjetet që kalojnë në rrugë, është e ndaluar të vendosen shenja, parulla, impiante reklamimi etj., që për nga përmasat, forma, ngjyrat, pamja dhe vendndodhja mund të shkaktojnë konfuzion me sinjalizimin rrugor ose ta bëjnë të vështirë kuptimin, dallimin apo efikasitetin e tij, si dhe të shkaktojnë shqetësime pamore a të tërheqin vëmendjen e përdoruesve të rrugës me pasojë rrezikimin e sigurisë së qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit