Shpyllëzimi po shkatërron çdo ditë e më shumë zonat e gjelbëruara të vendit.
Prerja e paligjshme e pemëve por edhe ndotja masive që iu bëhet pyjeve janë disa prej problematikave që hasen më së shumti.
Pyjet e gjelbëruara të Fushë-Arrëzit nuk mund të quhen më të tilla pasi ato duket se janë shndërruar në një landfill gjigant plehrash.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar këtë problematikë dhe jo vetëm. Ai thotë se pyjet që ka mbjellë babai i tij dhe vetë iu ka shërbyer janë katandisur nga “të shkolluarit” që sipas tij Partia i bëri me flori e lokale.
Ai me ironi i bën thirrje për ndihmë Taulant Ballës që “përvojën e tij” me pyjet dhe shkatërrimin e tyre ta sjellë në Fushë-Arrëz.
Sipas tij këto pamje me pemë të prera, pyje të shkatërruara dhe plehra tipike për një landfill janë 100 metër larg vendbanimit të kryebashkiakut Fran Tuci, që kandidon sërish në zgjedhjet e 14 Majit.
Ndërkohë shton se në Srriqe “vlon” kudo hashashi.
Denoncimi i qytetarit:
Turpi i Bashkise Fushe – Arrëz.. Ato pyje qe Baba im i ka mbjell e Unë edhe sherby ..katandise nga kta te shkolluarit e "Kristalles", qe Partia i bani "flori" me lokale e pisllek e mu debilu. Pyjet nuk debilohen.... Eja Taulant ne Fushe Arrëz per ndihme. Na sjell pervojen e " pemeve" une de fakto i quaj fidane pyjor jo e frutor ...zoteroj: arsim te mesem & larte pyjor.. por... Rruga per Mide- Krrab – Bushat. Kemi ne drejtim te arsimuar ne zbatim te ligjit, mjedis & pyje e kta te ambjentit " pyllit" ..Puna ne vaj ,e publicitet ne politike me interes.. Nje saktesim : Problematika qe ngrej ështe 100 m- l nga vendlindja – venbanimi Bashkiakut aktual....imagjino ne Srriqe ku valon Hashashi. Perpara Gjigandi i Bashkisë , "Mic Sokoli " i hajnisë Shtes nga shqetesimet e ores 20. Postimet i bej ne realitet . Presion nuk behet fjal..fjala lire nuk kufizohet.