Ardian Nikulaj, politikani dhe biznesmeni i njohur në Lezhë, u ekzekutua mesditën e sotme në lokalin e tij në Shëngjin. Ai u vra nga një person që ishte maskuar si motorist dhe qëlloi 7 herë mbi 51-vjeçarin.
Nikulaj ishte një person i njohur në Lezhë, por jo vetëm. Ai ka kandiduar për deputet me siglën e PSD-së dhe gjithashtu ka qenë pjesë e këshillit bashkiak në Lezhë.
Ndërkohë, së fundmi janë publikuar pamje të disa familjarëve që kanë shkuar në vendin ku është vrarë Nikulaj. Ata nuk janë lejuar që të shohin trupin e biznesmenit, teksa kanë shpërthyer në lot në ambientet e jashtme të lokalit. Nuk dihet lidhja e tyre konkrete me biznesmenin, por kjo ngjarje i ka tronditur shumë.
Kujtojmë se Nikulaj ishte babai i katër fëmijëve. Deri më tani pistat për zbardhjen e vrasjes së Nikulajn janë konfliktet në biznes, e shkuara e tij por edhe gjakmarrja pasi në vitin 2000 vëllai i Nikulajt është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Balaj. Më vonë dy persona nga fisi Balaj janë vrarë por kjo ngjarje ka mbetur e pazbardhur
