“Shpërthen” Laporta: Barcelona e pafajshme, Real Madridi është favorizuar për 70 vite me radhë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.04.2023, 13:13

E ndodhur prej muajsh në qendër të akuzave se ka paguar gjyqtarët, Barcelona ka vendosur të hidhet në kundërsulm dhe të tentojë të hedhë dritë-hije edhe të kundërshtarët. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dalë në një deklaratë të gjatë për mediat, ku ka folur pikërisht për çështjen “Negreira”.

“Ata nuk kanë zbuluar ende asgjë, sepse nuk ka asgjë. Ajo që ata bënë ishte përforcimi i një situate në të cilën një nga personat e lidhur me këto kompani ishte një ish-arbitër dhe një ish-nënkryetar i Komisionit të Arbitrave. Ai nuk ka pasur kurrë aftësinë për të ndryshuar rezultatet, sepse nuk ishte ai që i vendoste arbitrat. Nesër do të shpjegoj gjithçka", tha presidenti i Barçës.

Më pas Laporta u ndal edhe te akuzat e hedhura nga Real Madrid, për të cilët Laporta shprehet “Los Blancos” janë pikërisht klubi që është favorizuar historikisht. "Ne nuk jemi të interesuar të fitojmë duke u favorizuar nga arbitrat. Ka klube të tjera, veçanërisht një që është paraqitur në gjykatë (Real Madrid), i cili është favorizuar historikisht.

Kjo është arsyeja pse unë mendoj se kjo nuk ka kuptim. Barcelona u bë e madhe falë brezave që e bënë klubin të rritej. Ne nuk do të lejojmë që Barcelona të njolloset", shtoi Laporta.

Laporta vijon sulmin ndaj Real Madrid duke u shprehur se për 70 vite ata kanë caktuar arbitrat që do t’i gjykojnë. Ai e quajti një sjellje cinike këtë që po bën Real Madridi në lidhje me çështjen “Negreira”. “Për 70 vjet, ata që kanë caktuar njerëzit që duhet të vendosin drejtësinë kanë qenë ish-partnerë, ish-lojtarë dhe ish-drejtorë.

Që ky klub të shfaqet personalisht dhe të pretendojë se ndihet i dëmtuar në aspektin sportiv në periudhën më të mirë të historisë tonë, më duket një ushtrim i paprecedentë cinizmi", vijoi kundërsulmin presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit