Fjolla Morina i bjen “pishman” për të kaluaren, mbulohet me shami

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.04.2023, 12:47

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, e ka dëshmuar se është një praktikuese e fesë islame. Ajo agjëron tash e disa vite, ndërkohë që edhe në fillim të këtij Muaji të Shenjtë e ka treguar një gjë të tillë.

Artistja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja në rrjete sociale, ku shihet e mbuluar me shami.

“Këto ditët e fundit të muajit të madhërishëm ta arrijmë natën e Suratu Al-Kadër Elhamdulilah”, ka shkruar ajo.

37-vjeçarja këtë kohë ka qenë shumë e diskutuar në faqet rozë e showbizin shqiptar.

Kjo pasi javë më parë publikoi disa fotografi e video në një gjendje të rënduar emocionale.

Ajo në një live në Instagram hodhi akuza duke zbuluar detaje nga lidhjet e mëparshme përfshirë edhe ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit