U kërcënua nga shokët e Cllevios, Noizy tërheq kallëzimin për reperin nga Lushnja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.04.2023, 09:57

Ditën e djeshme, u arrestua Klevio Ahmetaj, i njohur në rrjetin social “TikTok” si Clevio Serbiano. Arrestimi i reperit nga Lushnja ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për veprën penale të përndjekjes, i denoncuar nga Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku.

Cllevio u arrestua në aeroportin e Rinasit kur sapo ishte kthyer nga Italia. Rajku kishte bërë kallëzim për përndjekje, pasi Cllevio e kërcënonte dhe ofendonte dhe kjo i shkaktonte Noizy-t gjendje ankthi dhe frike.

Pas arrestimit të Cllevios, reagimet e shokëve të tij ishin të shumta. Ndërkohë sot, Noizy është bërë pishman dhe ka vendosur që të tërheqë padinë ndaj Cleviol Ahmetit. Fabio Dushku dhe Aleks Visha, ditën e djeshme pasi u arrestua Cllevio, i dhanë ultimatum Noizy-t që të tërhiqte kallëzimin ndaj Kleviolit, ndryshe nuk do të shkelte më në Greqi dhe në Angli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit