Tekat e Erion Veliajt/ Ylli Ndroqi padit qeverinë shqiptare në arbitrazh, kërkon 128 mln euro

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.04.2023, 22:32

Pronari i "Ora News" ka paditur qeverinë shqiptare në arbitrazh duke kërkuar 128 milionë euro dëmshpërblim për sekuestrimin e televizionit. Gjithashtu në këtë padi përfshihen edhe shkelje të njëanshme të disa kontratave, që kompanitë e tij kanë patur me shtetin shqiptar.

Bëhet me dije se tre ditë më parë Avokatura e Shtetit ka shpallur tenderin për të përzgjedhur studion ligjore, që do të mbrojë shtetin shqiptar në këtë konflikt.

Duket se pasi marrjes së parave nga Francesco Bechetti, shqiptarët do vazhdojnë të paguajnë për tekat e politikanëve, e në këtë rast për Erion Veliajn.

Normalisht mosmarrëveshjet tregtare mes një shtetasi shqiptar dhe qeverisë së Shqipërisë gjykohen në gjykatat administrative të vendit. Por bashkëshortja e pronarit të Ora News, zonja Mimoza Ndroqi rezulton të ketë nënshtetësinë bullgare, çka i mundëson asaj ta padisë qeverinë shqiptare në Arbitrazh për shkeljen e traktatit dypalësh të investimeve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Dëmi i pretenduar

Në vitin 2015 qeveria shqiptare firmosi një kontratë koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh në Durrës me kompaninë koncesionare Albania Bay Marina. Pjesa më e madhe e aksioneve të Albania Bay Marina zotërohej nga pronari i i RTV Ora, Ylli Ndroqi me 50%, ndërsa gjysma tjetër ndahej mes kompanisë shqiptare ISDC me 30% dhe asaj bullgare, Quentin Ltd me 20%. Por investimi nuk u realizua asnjëherë për shkak edhe të problemeve me pronësinë e tokës.

Zoti Ndroqi pretendon se qeveria shqiptare ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën e Portit Turistik, duke mos i vënë në dispozicion terrenin e premtuar në kontratë. Veç dështimit të Portit, biznesmeni Ndroqi pretendon se ka pësuar dëme nga qeveria edhe në disa kontrata të tjera që ai ka patur për ndërtimin e një resorti turistik, lejen minerare për shfrytëzimin e një miniere kromi si dhe disa liçenca për ndërtim hidrocentralesh.

Përveç këtyre, pretendimet e tjera të biznesmenit lidhen me sekuestrimin e pasurive nga autoritetet shtetërore, perfshirë televizionin Ora News. Për të gjitha këto pretendime, zoti Ndroqi kërkon nga shteti shqiptar një kompesim prej 128 milionë euro, një shifër kjo pak më e madhe se sa kompesimi që fitoi një tjetër ish pronar mediash, biznesmeni italian Francesco Becchetti.

Breshëri arbitrazhesh

Shqipëria po përballet me një breshëri gjyqesh në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, ku biznesmenë dhe kompania të huaja pretendojnë kompesime të rënda financiare për dëme që pretendojnë se kanë pësuar nga qeveria shqiptare.

Deri tani, qeveria shqiptare ka humbur në të gjitha shkallët procesin gjyqësor me Francesco Becchettin, ku gjykata ICSID e dënoi Shqipërinë me 108 milionë euro gjobë plus interest dhe kostot administrative.

Por aktualisht janë në zhvillim disa procese kundër Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, pretendimet e të cilave arrijnë në mbi 1 miliardë euro. Një javë më parë, kompania gjermane EMS, që ka me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit, paditi qeverinë shqiptare duke kërkuar 40 milionë euro kompesim. Ndërsa pa u tharë ende boja e padisë së gjermanëve, Shqipëria detyrohet të përballet me një tjetër gjyq, këtë herë me biznemenin Ylli Ndroqi, i cili kërkon 128 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit