Reperi nga Lushnja Kleviol Ahmetaj i njohur ndryshe me emrin e artit si “Cllevio Serbiano” është vënë në pranga në Rinas mbrëmjen e djeshme nga policia, kur sapo ishte kthyer nga Italia.
Ka qenë Rigels Rajku, reperi i njohur me emrin “Noizy” ai i cili ka depozituar një kallëzim për përndjekje ndaj Cllevios duke shtuar se reperi i shkakton “frikë dhe ankth.”
Së bashku me të atin, Noizy ka bërë më 13 Prill një kallëzim dhe një deklaratë me nocione frike ndaj reperit nga Lushnja. Më qershor të 2022, Cllevio shkoi në lokalin e Noizyt në Durrës e më pas situata agravoi duke çuar në një përplasje të ashpër.
Pas kallëzimit nga Noizy dhe babai i tij, policia e shpalli në kërkim Cllevion dhe urdhëroi arrestimin e tij në kufi, ku u vu në pranga sapo zbriti në Rinas.
Duket se reperi i teksteve të egra, protagonist në mbjelljen e pemëve të kryebashkiakut Veliaj i është qarë këtij të fundit, paksa paradoksal me tekstet e këngëve të tij prej të forti, Noizy i ka shprehur Veliajt se ndjen frikë dhe se reperi nga Lushnja i shkakton ankth.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Papiqulo
I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
Odeta Dume
E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
Urim Hyseni
I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
Gëzim Sulollari
I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
Deborah Keçi
E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
Megi Pojani
Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
Endri Meksi
I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
Klodiana Kapo
Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.