E inauguroi më 25 mars/ Lali Leku shtron vetëm gjysmën e rrugës “Jashar Erebara”, pjesa tjetër si mesjetë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.04.2023, 13:36

Në vetëm një rrugë të Tiranës mund të gjesh dy realitete të ndryshme. Një realitet ku kryebashkiaku shtron një pjesë të rrugës dhe shkon ta inaugurojë me krenari dhe një gjysmë tjetër, që është lënë në mëshirë të fatit, plot me gropa të mbushura me ujë.

Pikërisht kjo është gjendja e rrugës “Jashar Erebara”, në zonën e Stacionit të Trenit. Vetëm më 25 mars të këtij viti Lali Eri shkoi të vizitonte rrugën e shtruar dhe ua dërgoi videon të gjithë mediave patronazhiste, bashkangjitur me titullin e kuruar të stafit të tij.

Por realiteti nuk është aspak siç e pasqyron Lali Leku, i cili ka dashur t’i hedhë hi syve qytetarëve të zonës, duke shtruar vetëm gjysmën e rrugës. Një qytetar ka sjellë në redaksinë tonë pamje të gjysmës tjetër të rrugës “Jashar Erebara”, për të cilën Veliaj shprehej plot krenari se përmbytjet në kishin përfunduar.

Në të vërtetë, siç duhet në pamje, vuajtjet kanë përfunduar vetëm për një pjesë të rrugës, pasi pjesa tjetër është si një grumbull “liqenesh karstike”. Ky është pikërisht realiteti i videove që bëjnë politikanët tanë, që tregojnë vetëm pjesën që duan dhe mundohen të manipulojnë popullin e thjeshtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit