“Vodafone më faturon 275 mijë lekë! 10-fish të vlerës së kontratës 22 mijë lekë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.04.2023, 10:44

Janë shtuar shumë denoncimet e qytetarëve shqiptarë të cilët ankohen për vjedhje nga Vodafone. Së fundmi një qytetar, klient i Vodafone prej më shumë se 20 vitesh i lodhur nga shërbimi gropë dhe vjedhjeve nga Vodafone thotë se 'nuk mban më ujë pilafi' ndërsa tregon se si kjo kompani telefonike e rrjep çdo muaj. Qytetari i cili ka një numër me kontratë me një plan tarifor 2200 lekë në muaj me paketën internet pa limit, thotë se Vodafone i ka faturuar për muajin shkurt 12500 lekë internet shtesë.

Gjithashtu në mars qytetarit i ka shkuar fatura me 275000 lekë shtesë për internet pra 10-fishi i vlerës të kontratës. Për qytetarin, “kupa ka shkuar aty ku s’mban më ujë” , ndërsa kërkon që problemi në fjalë të zgjidhet dhe Vodafone të jetë më korrekt me klientët.

Qyetari:

Pershendetje si jeni? Kam nje shqetim te madh ne lidhje me vjedhjet e Vodafone. Jam nje klient i Vodafone prej me shume se 20 vitesh! Dhe panvaresisht vjedhjeve dhe padrejtesive nuk jam ankuar kurre duke menduar se do te rregullohen gjerat! Por ka arritut kulmi aty ku nuk mban me uje pilafi kam nje numer me kontrate me nje plan tarifor 2200 lek ne muaj me paketen internet pa limit!

Por Vodafone me faturon per muajin shkurt 12500 lek te reja internet shtese dhe u detyrova ti paguaj sepse me mbyllen sherbimin dhe me thane qe bej ankese pasi bera ankesen asnje nuk e vuri ujin ne zjarr. Si mos te mjaftonte kjo me vjen fatura e muajit mars me 275000 lek te reja shtese per internet pra me shume 10 fishi i vleres te kontrates! Bere akese perseri dhe me thane qe duhet te paguaje patjeter sepse e keni konsumuar internetin!

Kete pune do ndjek e edhe ne gjykaten administrative Por ne daten 7 prill ne te gjithe zonen e Durresit. Sherbimi i vodafone u shkeput per me shume se 2 ore dhe asnje nuk pergjigjej ne sherbimin e klientit ne dyqanet Vodafone asnje nuk dinin gje! Si ka mundesi qe klienti ne vodafone vetem duhet te paguaje dhe asnjehere te drejte! Kush mban pergjegjesi per keto. Keto jane faturat e muajit shkurt dhe mars

Ky eshte plani tarifor me tarifen 2200 lek te reja ne muaj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit