I apasionuar pas futbollit, aksidenti tragjik i merr jetën 26-vjeçarit shqiptar në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2023, 19:58

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Shqiptari Detar Tali Muca, banues në Tortona, Alessandria humbi jetën pasi furgoni që po drejtonte u përplas me një kamion mallrash në autostradën në në drejtim të Torinos.

26-vjeçari shqiptar u transportua me urgjencë në spitalin e Parmës, por gjendja e tij Ishte tepër e rënduar dhe sot ai humbi jetën. Hetimet për dinamikën e aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës vijojnë ende.

Shqiptari ishte i apasionuar pas futbollit dhe njihej në të gjitha rrethet sportive të zonës së Tortonës, pasi kishte luajtur si mesfushor në ekipet e të rinjve të Derthona, më pas në Garbagna, në Audax Orione San Bernardino. Pas pandemisë ai kishte luajtur në Sale me të cilën fitoi playoff-in nga Kategoria e Dytë në të Parë vitin e kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit