Rakip Suli kryebashkiaku i PS për SPAK! Tendera të pafund me FLAMUR TË KUQ! Lekun letër oligarkëve Shkëlqim Kupa e Arben Çela

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2023, 08:36

Rakip Suli ka paditur 3 herë paraardhësin e tij Xhelal Mziu për shpërdorim detyre, sepse favorizonte në kundërshtim me ligjin disa biznese. Por, tani po ecën në gjurmët e tij dhe madje bashkëpunon me miqtë e vjetër të Mziut.

Parimisht do dukej çudi, por në të vërtetë ndodh nga udhëheqësit tanë, kur vjen fjala për aferat në procedurat tenderuese. Këtë ka bërë edhe kryebashkiaku i Kamzës. Me datë 12 prill Rakip Suli ka firmosur një prokurim me objekt “Ndërtimi i rrugës Argjinatura nga Kryqëzimi i rrugës Berisha me rrugën Besëlidhje (Albavija) deri tek rruga Dajti”, për të cilin është vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 540 milionë lekë.

Rrugët në Kamëz vazhdojnë të jenë me probleme, të amortizuara dhe shpesh pa sinjalistikë, pavarësisht milionave që shpenzon Suli. Se ku shkojnë këto para na e tregon më së miri skema abuzuese e tenderit në fjalë.

Për këtë tender kanë aplikuar 11 firma, por të gjitha u skualifikuan në fazën e vlerësimit të ofertave dhe në raundin e dytë mbeti vetëm oferta e “Kupa shpk” dhe “Udha shpk”. Pra njëra krijon lidhjet për te tenderët, tjetra mbush kupat me para dhe i ndajnë bashkë.

Kështu kanë bërë dhe në këtë kontratë, kanë ndarë bashkë me Sulin 470 milionë lekë. Këtë vlerë mbart oferta e tyre, e cila edhe pse më e shtrenjtë se të tjerat u shpall fituese. Më saktë e mori dhuratë kontratën pasi nuk u zhvilluar një garë sipas ligjit. Shtojmë se dy firma të tjera kanë paraqitur oferta me vlerë 50 milionë lekë më lirë.

Këto kritere nuk janë marrë për bazë nga Rakip Suli, i cili njihet për numrin më të lartë të tenderëve abuzivë, për këtë arsye edhe kjo kontratë ka marrë “Red Flag”.

Sikur e theksuam më lartë më e rëndësishme për Sulin ishte që të fitonin miqtë e tij. Shkëlqim Kupa ka qenë ish-gomist, por me një dorë nga Mziu dhe Rama tashmë u bë biznesmen. Sikur duket, Suli e ka “amanet” nga ata të dy dhe vazhdon t’i japë mbështetje financiare, herë pas here me tendera dhuratë.

Ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkish, ndajnë çdo javë miliona euro me Shkëlqim Kupën, me tendera korruptivë, të paracaktuar, me oferta fituese në disa raste më të larta se sa fondi limit, me dokumente false, me kritere abuzive dhe për më tepër duke mos zbatuar as kontratat, por gjithnjë duke ndarë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Me firmën “Kupa shpk” ai ndërton vilat e qeveritarëve dhe SPAK nuk i vë re këto.

Ndërsa Arben Çela edhe pse është i majtë, ka përlarë shumë tendera nga “Rilindja”. Arben Çela, ashtu si shumë biznesmenë dhe oligarkë të tjerë pranë PD-së, pas dorëheqjes së Berishës nga pushteti, nisi të afrohej me Ramën, për të mbajtur hapur rrugën te aferat e tenderave.

Arben Çela i PD nisi të shfaqej edhe në takimet e Edi Ramës, madje ka thurur lavde për të. E pritshme kjo pasi ka përfituar miliarda nga tenderët për pastrim dhe ndërtim. Të shohim nëse SPAK do të vërë në pranga Sulin për këto abuzime, njësoj sikur ndodhi me Xhelal Mziun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit