Inter dhe Manchester City kalojnë me sukses çerek-finalet e para të Champions League

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.04.2023, 23:17

Kanë mbaruar para pak minutash dy ndeshjet e para çerek-finale të Champions League dhe spektakli nuk kishte si të mos mungonte.

Zikaltërit nën drejtimin e Simone Inzaghi arritën të marrin një fitore bindëse ndaj Benfica-s. Barella ishte i pari që shënoi në minutën e 51-të, ndërsa Lukaku me një penallti vulosi rezultatin 2-0. Ndeshja e kthimit Inter-Benfica do të luhet më 19 prill.

Nga ana tjetër, Manchester City tregoi se është një pretendent për të fituar trofeun e më të mirëve të Evropës. Rodri në minutën e 27-të, Bernardo Silva në 70-tën dhe Haaland në minutën e 76-të ishin ata që i sollën fitoren e bindshme "qytetarëve" që luajtën kundër Bayern Munich në shtëpinë e tyre në Etihad Stadium. Ndeshja e kthimit luhet më datë 19 prill, kësaj here në Allianz Arena.

Nesër në orën 21:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera të çerek-finaleve. Real Madrid përballet me Chelsea ndërsa Milan me Napolin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është ë këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-presidentit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tj dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit