Hajdari i Kuçovës i lë të gjithë pa mend, i jep Violës 1.7 miliardë për pastrim  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.04.2023, 19:24

Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, duket se nuk i ka kursyer aspak paratë e taksapaguesëve të zonave që administron. Themi kështu pasi ka organizuar një tender në shifra të larta për Kuçovën, rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Të gjitha këto para janë dhënë për pastrimin e qytetit në një tender të dyshimtë. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-57846-02-02-2023 dhe me objekt: “Shërbimi i pastrimit, grumbullimit dhe transportit në vend-depozitim të mbetjeve urbane”.

Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 149,213,832 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.8 miliardë lekë të vjetra. Nëse i hedhim një sy dokumentacionit të këtij tenderi shikohet se fituese është shpallur kompania nga Tirana e quajtur Viola Green, për vlerën 144,192,494 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo kompani është në pronësi të Marsel Shega, Fatos Jaupi dhe Sherif Kapllani. Por duke parë dokumentacionin e tenderit rezulton se kjo kompani nuk ka patur vlerën më të ulët. Megjithatë kjo nuk është marrë në konsideratë nga Hajdari dhe fituese është shpallur kompania Viola Green.

Nga ana tjetër nëse krahasojmë vlerën fituese më atë të fondit limit, shikojmë se vlera e ofruar nga Viola Green është sa 97% e tij. Të gjitha këto ngrenë dyshime se fituesi ka shumë gjasa të ketë qenë i paracaktuar që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit