Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ditën e sotme.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur treni merr përpara një makinë dhe për pasojë humb jetën drejtuesja, një grua serbe 61-vjeçare.

Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga ana e 61-vjeçares.

Pas përplasjes, treni e mori zvarrë makinën për disa qindra metra.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në linjën hekurudhore Beograd-Bar.
