Dalin pamje të reja nga aksidenti i frikshëm pak ditë më parë në Laprakë.
Nga video e re duket se si taksia e cila mori përpara bordurat e rrugës u godit fillimisht nga një makinë tjetër.
Pas goditjes taksia devijoi duke marrë përpara bordurat e trotuarit.
Nuk ka ende një informacion zyrtar se cili ishte personi që drejtonte mjetin tjetër.
Nga pamjet duket se mjeti që godet taksinë, kthehet papritur ndoshta për t’u futur në kthesë, pavarësisht se në rrugë ishte duke kaluar taksia.