I riu në foto është Algert Alcani, 27 vjeç. Ky i fundit bashkë me Shaqir Alcanin, 62 vjeç, pronarë të “Alcani Sh.p.k”, si dhe Edmir Boci, janë arrestuar. Në kërkim 38-vjeçari me inicialet L.K,. Dyshohet se shtetasit Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir, kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftarajn për t'u tërhequr nga tenderi që ta merrte Shaqiri. Algerti vetëdeklaron se punon në Bashkinë e Tiranës si përgjegjës sektori.
Myftaraj, zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik dhe ka fituar një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Erali u kërcënua nga Shaqir dhe Algert Alcani që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes.