“Ne heshtëm për dy muaj”, gruaja e Valverde reagon pas lajmeve se ai goditi me grusht kundërshtarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2023, 01:02

Gruaja e Federico Valverde, Mina Bonino ka reaguar pas lajmeve se ylli i Real Madridit goditi me grusht Alex Baena pas një komenti për shtatzëninë e saj.

Mina në një postim në Twitter ka shkruar:

A duhet ta shpjegoj pse më thanë që shtatzënia nuk mund të vazhdonte? Ne heshtëm për gati dy muaj duke pritur rezultatin për të ditur nëse mund të vazhdoja apo jo. Tani jam në muajin e pestë. E kuptoj që tashmë është bërë e ditur se diçka po ndodh me shtatzëninë time. Pavarësisht gjithçkaje, nga thellësia e zemrës sime, nuk uroj që askush të kalojë një situatë të ngjashme.

Fatmirësisht, fëmija i Valverde dhe Mina besohet të jetë i shëndetshëm pasi Mina i ka përditësuar fansat në Instagram duke iu treguar se ajo ishte gjashtë muajshe. Çifti tashmë kanë një djalë së bashku të quajtur Benicio, i lindur në shkurt 2020.

Rikujtojmë se Real Madrid u përball me Villarreal në Santiago Bernabeu të shtunën. Skuadra e Carlo Ancelottit humbi me rezultatin 2-3. Pas ndeshjes Valverde thuhet se priti në parking dhe goditi me grusht Baenën pas komenteve për shtatzëninë e gruas së tjj.

Mediat spanjolle raportojnë se Villarreal posedon pamjet e sulmit të dyshuar pas ndeshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit