Në maj të viti të kaluar në rrjet qarkulloi një video ku shihej se si nusja u kap nga vjehrri dhe vjehrra me të dashurin e saj në krevatin e të fejuarit të saj i cili është emigrant. Ngjarja solli reagime nga qytetarë të shumtë, por edhe personazhe të njohur. Ndërkohë sot, pas thuajse një viti, babai i nuses, tregoi për Euronews, përjetimet dhe paragjykimet, 1 vit pas videos që u bë virale thotë se e gjithë ngjarja ishte një inskenim nga ish-vjehrri.
“Djali, ish-burri jetonte më shumë në emigrim, 1 muaj në shtëpi, 10 muaj në Gjermani. Thoshte do bëjmë letrat për në Gjermani, por si bëri asnjëherë. Me mbulu të vetat, se nuk ka qenë vajza ime protagoniste, por protagoniste ka qenë ish-vjehrra. Kapën atë mat me ata të vetët që ka ajo dhe ai ish-vjehrri im i famshëm, për të mbuluar gruan e vetë, futi vajzën time kokë turku. Më thirrën në mes të natës që të vija. Në dhomë gjej vajzën pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë, bastunë e celularë që filmonin. Këta ishin të gjithë, atë djalin tjetër e kishin rrethuar e mbronin se mos e vrisja unë. Unë doja vetëm që të pyesja ç’lidhje kishte me vajzën, pala tjetër nuk më linte. Unë kam vajtur në orën 12, ajo ngjarje kishte që në orën 9. Ku e mori guximin ai të hynte njëherë? Vajza rrinte në kat të dytë, duhet të kalonte nëpër derën e atyre që jetonin në kat të parë që të shkonte, por ashtu në të njëjtin kat, përballë jetonin komshinj të tjerë. Kur shkova pashë që çelësat e shtëpisë ishin nga jashtë, nëse vajzë do fuste të dashurin, do e mbyllte derën, do sigurohej. Ndaj aty ka shumë pikëpyetje, është inskenim i pastër. Në video, djali është i veshur, vajza e zhveshur. Vajza ka qenë në presion, edhe sot thotë s’mbaj mend gjë”, tregoi ai.