“Sundimi” i Messit vazhdon, 35-vjeçari shënon me PSG dhe “shkërmoq” rekordin e Ronaldos

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.04.2023, 11:43

Me largimin e Ronaldos drejt Arabisë, Lionel Messi ka ndërmarrë një “fushatë” për thyerjen e rekordeve, që deri më tani i mbante ylli portugez. Argjentinasi mbrëmjen e djeshme është bërë lojtari me më shumë gola në historinë e futbollit evropian.

Kampioni i Botës shënoi mbrëmë në fitoren e PSG me shifrat 0-2 në transfertë ndaj Nice dhe shkoi në kuotën e 702 golave për klube me fanellën e Barcelonës dhe PSG-së. Messi la pas Ronaldon, i cili numëron 701 gola në 949 ndeshje të luajtura me Sportingun, Manchester United, Real Madridin dhe Juventusin.

Messi ka arritur ta thyejë këtë rekord të Ronaldos me plot 105 ndeshje më pak se portugezi. Messi numëron 14 gola dhe 14 asiste në 25 ndeshje të luajtura në këtë sezon në Ligue 1 me fanellën e PSG-së. Ai numëron 4 gola dhe 4 asiste në Champions League.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit