Qytetari: Rruga në Poçem e rrezikshme, kanë ndodhur dhjetëra aksidente por shteti nuk merr masa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.04.2023, 09:10

Një qytetar na ka dërguar një mesazh denoncues, ku shpreh shqetësimin për një rrugë në Poçem të Mallakastrës. Sipas tij, rruga është harruar prej vitesh nga shteti, ndonëse në të ndodhin dhjetëra aksidente. Qytetari shkruan se dje rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident tjetër në këtë aks, teksa shton se është një rrugë e rrezikshme për të cilën askush nuk po merr masa. Sa i përket aksidentit, për të cilin qytetari thotë se viktima janë një çift turistësh, pritet një njoftim nga policia e shtetit për të mësuar mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë qytetari kërkon që për rrugën të merren masa që të mos rrezikohen më jetë.

Qytetari

Pershendetje dhe shum Respekte per punen e pa lodhur nga ju shqetesimi im dje ne oren 19 nje çift turistesh te huaj ishte viktima e radhes ne kete devijim i harruar nga shteti vrases prej vitesh jane me dhjetra aksidente po ne kete vend dhe askush nuk mer masa. Kjo ndodhet ne Pocem .ju lutem bejeni problem se shpetoni jete. Besoj kini kaluar eshte nje devijim i forte dhe i pa dukshem naten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit