Clara Chia thuhet se ka tradhtuar të dashurin e saj Gerard Pique me ish-trajnerine tij të Barcelonës, Pep Guardiola.
Mediat spanjolle raportojnë se ajo nuk ka qenë besnike ndaj Pique-s dhe dyshohet se ka hyrë në një marrëdhënie të fshehtë me trajnerin e Manchester City.
Guardiola thuhet se e ka njohur Chian kur fëmijët e tij kanë shkuar në të njëjtën shkollë me të. Në Spanjë ka dyshime se Clara është ende në lidhje me trajnerin e Manchester Cityt.
Sidoqoftë “marrëdhënia” midis Clara dhe Pep duket pak çuditshme pasi ekziston një hendek 28-vjeçar në moshë midis Pep Guardiola dhe Clara Chia.
Thashethemet e fundit për një lidhje mes Clara Chia dhe Pep me siguri do të dëmtojnë marrëdhëniet e Pique me Pep Guardiolën. Gjatë kohës së Pep si trajner i Barcelonës, klubi fitoi 14 tituj gjithsej, duke përfshirë dy Ligën e Kampionëve dhe tre trofe të La Ligës.
Deri më tani asnjëra palë nuk ka reaguar në lidhje me këto thashetheme që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale për momentin.