Vajzën e bëjnë të vdekur në rrjetet sociale: Tek Policia s’kam shpresë ta gjejë autorin!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.04.2023, 16:10

Një vajzë e re ka denoncuar në JOQ Albania një rast shqetësues për të, i cili nuk po merr zgjidhje nga Policia, ndonëse ka bërë ankesa të shumta pranë organit që supozohet t’u garantojë sigurinë qytetarëve.

Vajza i është drejtuar redaksisë sonë të lajmeve, duke dërguar një mesazh dhe duke treguar se një person i paidentifikuar, duke përmendur median tonë si burim ka publikuar lajmin sikur vajza që ka denoncuar rastin ka vdekur.

Ky person i cili me dashakeqësi po tenton të njollosë imazhin e të resë, nuk ka lidhje me JOQ Albania dhe po tenton të mashtrojë në emrin e faqes tonë. Fatkeqësisht në vendin tonë fusha e sigurisë kibernetike dhe bullizmit online është inekzistente e për sa kohë të jetë kështu, do të bien viktima vajza të reja të pambrojtura nga shteti.

Kjo e fundit për postimet e rënda që sheh për veten, të kryera nga një person i paidentifikuar, denoncon se dikush i merr videot e saj nga profilet rrjetet sociale dhe e publikon duke e bërë të vdekur.

Vajza që denoncon rastin:

Pershendetje joq a mund te me ndihmoni me nje gje. Dikush ka nxjerr nje lajm sikur un kam vdekur dhe me shqeteson me ka hapur adresa i mbyll i hap prap dhe flet dhe ne emrin tuaj.

Dhe ai person kushdo qofte nxjerr lajme te rreme dhe me merr videot e mia qe kam postuar dhe publikon lajme jo te verteta. Dini gje kush eshte personi?

Mund te me ndihmoni ju lutem sepse nuk ka len gje pa shpik per mua dhe tani me ben dhe kte. Un jam vajza ne video dhe ate video e kam postuar ne instagram para disa muajve.

Normalisht ju me te drejt nuk e dini kush mund te jem e kuptoj kte por a esht e mundur te pakten ta gjeni kush e ka hapur se policia nuk ben asgje per kete dhe nuk kam shprese fare te policia.

Synimi i JOQ është të shërbejë si organ ndihmës i popullit kur shteti tregon indiferencë dhe mosfunksionalitet e të luftojë përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetin mediatik, të pafinancuar nga Sorosi apo Erion Veliaj. Po ashtu të bëjë punën e këtyre “veglave të supozuara” në Facebook që luftojnë Fake News, të cilat, deklaratat e rreme të politikanëve dhe pushtetit, janë e vetmja gjë që nuk verifikojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit