Aksident me vdekje në Rubik, makina përplas këmbësorin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.04.2023, 21:54

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar pak momente më parë në aksin Rubik-Rrëshen.

Sipas informacioneve të dërguara pranë Joq Albania, mësohet një person rreth 43 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit