Momente frike në ndeshjen e futbollit, tërmeti trondit tribunat me tifozë dhe kullat e ndriçimit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.04.2023, 13:02

Në Panama tifozët dhe lojtarët gjatë një ndeshjeje futbolli janë përballur me një situatë të frikshme për shkak se një tërmet i fuqishëm me magnitudë Rihter 6.9 ballë goditi zonën përreth.

Pamjet kur lojtarët dhe stafet shkojnë të gjithë në qendër të fushës janë bërë virale, teksa ka pasur për disa sekonda një ankth të madh. Ngjarja ndodhi në sfidën mes Atletico Chiriqui dhe Universitario në stadiumin “San Cristóbal”.

Lëkundjet u zhvilluan në minutën e 60-të të ndeshjes. Brenda pak çastesh, tifozët në shkallët e stadiumit u larguan me shpejtësi pasi ndeshja u ndërpre.

Në video duket qartë sesi edhe kullat ndriçuese të stadiumit lëvizin fuqishëm. Dueli u ndërpre për rreth 30 minuta dhe vijoi më pas, teksa asnjë tifoz nuk qëndroi në shkallët e stadiumit.

VIDEOJA E TËRMETIT

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit