Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Shkodër. Katër të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal pranë Poliklinikës së qytetit. Deri më tani mësohet se dy persona janë plagosur rëndë. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se të rinjtë janë të moshës 17 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij sherri masiv. Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.