Barcelona bën gati rikthimin e Messit, trajneri Xavi i ka gjetur rol të ri argjentinasit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.04.2023, 10:47

Barcelona po përgatitet të presë Messin. Argjentinasi nuk është i lumtur në Paris dhe pas kundërshtimeve të tifozëve është bindur se do të largohet dhe shanset më të mëdha janë që ai të rikthehet në Barcelona, ku e presin me krahë hapur.

Madje mediat spanjolle bëjnë me dije se Leo ka pasur kontakte me Xavin, shokun e tij, njëkohësisht trajnerin e Barcelonës. Ish-mesfushori i ka treguar Messit projektin e tij, duke i komunikuar se dëshiron ta vendosë në një pozicion, ku Leo nuk ka luajtur shpesh.

Xavi kërkon ta vendosë Messin në rolin e fantazistit ose mesfushorit ofensiv. Këtë rol Leo e luajti deri diku me Argjentinën në Botëror dhe rezultoi të ishte i suksesshëm. Te Barcelona nuk ka një lojtar me tipare fantazisti dhe kampioni i Botës do të ishte perfekt për këtë rol.

Kontrata e Messit me PSG-në përfundon në verë dhe kjo e lejon argjentinasin të kthehet në Barcelonë me parametra zero. Ai është gati të pranojë një pagë neto prej 10 milionë eurosh dhe të përfitojë nga bonuse të tjera, vetëm që të kthehet aty ku “sundoi” botën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit