Kombëtarja shqiptare nuk njeh rritje, zhytet akoma më shumë në renditjen e FIFA-s

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.04.2023, 12:02

Shqipëria prej më shumë se një viti po kalon një moment negativ. Rezultatet nuk po vijnë dhe kjo u reflektua me ndryshimin në stolin e kuqezinjve, ku në krye tashmë është braziliani Sylvinho.

Gjithsesi, as me ardhjen e këtij të fundit fitorja nuk ka ardhur dhe Shqipëria vijon ta shohë veten poshtë në renditjen botërore të Kombëtareve ne skemën e pikëve të FIFA-s.

Humbja përballë Polonisë, por dhe ndeshjet e para të zhvilluara në kualifikueset e “Euro2024”, i kanë kushtuar Shqipërisë dy pozicione në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.

Me 1344 pikë në total, kuqezinjtë e Sylvinho-s pozicionohen në vendin e 68-të. Ndërkohë rivalët tanë në Grupin E, Polonia renditet në vendin e 23-të, ndërsa Republika Çeke e 38-ta.

Në vend numëro qëndron Kosova në këtë renditje të FIFA, me dardanët që pozicionohen në vendin e 107. Për herë të parë pas 6 vitesh, Argjentina renditet në vendin e parë në klasifikimin mujor të FIFA-s. Në vendin e dytë pozicionohet Franca e ndjekur nga Brazili, Belgjika dhe Anglia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit