Liqeni i Badocit buzë kapërderdhjes ,ka ndodhur vetëm tri herë në 43 vite

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.04.2023, 08:19

Liqeni i Badocit është pranë arritjes së kuotës maksimale të kapërderdhjes, një fenomeni që ka ndodhur vetëm tri herë më parë në 43 vitet e fundit.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Pishtina”, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas KRU “Prishtina”, liqeni i Badocit është katër metra pranë kapërderdhjes, kurse liqeni i Batllavës mbetet në kuotën maksimale.

Me këtë rast, KRU “Prishtina” ka bërë thirrje për mbrojtje të burimeve të ujit.

“T’i mbrojmë burimet e ujit!” thuhet në njoftim.

Që prej 43 vitesh, kapërderdhja e liqenit të Badovcit ka ndodhur vetëm tri herë më parë Hera e fundit është shënuar në vitin 2015.

Postimi i plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit