Chelsea vendos për trajnerin e ri, vjen fituesi i tripletës me Barcelonën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.04.2023, 12:41

Chelsea po kalon një sezon shumë të vështirë. Presidenti Todd Boehly ka shpenzuar shifra të jashtëzakonshme në merkato, por kjo nuk ka mjaftuar, pasi skuadra renditet në vendin e 11-të, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Pas shkarkimit të Graham Potter, drejtuesit kanë nisur punën menjëherë për të gjetur trajnerin e ri. Në treg ka një numër të madh trajnerësh të afirmuar. Nagelsmann dhe Pochettino janë dy të përmendurit deri më tani, por duket se asnjëri prej tyre nuk do të vendoset në stolin e Chelseas.

Mediat angleze raportojnë se Luis Enrique pritet të jetë trajneri i ri i Chelseas. Mësohet se tekniku spanjoll, së bashku me bashkëshorten e tij, ndodhen në Londër për të negociuar detajet e fundit të kontratës. Firma me ish-fituesin e tripletës me Barcelonën, pritet të zyrtarizohet shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit