Skuadra e Ligës Pro Saudite, Al Hilal, i ka ofruar yllit të Paris Saint-Germain dhe Argjentinës, Lionel Messi, një kontratë me më shumë se 400 milionë euro në vit.
Kontrata e mundshme e klubit do të dyfishonte 200 milionë eurot që Al-Nassr po i paguan Cristiano Ronaldos. Marrëveshja e Messit me PSG-në skadon në qershor dhe duket se ka shumë gjasa që ai të largohet nga kryeqyteti francez, me Barcelonën në mesin e ekipeve të interesuara. Megjithatë, Blaugrana mund të bllokohet nga rregullat e Fair Play Financiar.
Argjentinasi thuhet se dëshiron të qëndrojë në Evropë, pavarësisht interesit nga jashtë. Messi ka qenë subjekt i kritikave të ashpra në javët e fundit dhe është sharë për humbjet e fundit të PSG-së. Edhe pse PSG raportohet se është i interesuar të mbajë lojtarin, Messi ende nuk i është përgjigjur ofertës së tyre pasi ai dëshiron 'garanci sportive', sipas Fabrizio Romano .
Barcelona, ndërkohë, po negocion në mënyrë aktive me lojtarin dhe thuhet se po harton sponsorizime të reja për ta rikthyer atë në Camp Nou.
🚨 Understand Al Hilal sent an official bid to Leo Messi: salary worth more than €400m/year.
◉ Leo’s absolute priority: continue in Europe.
◉ Barcelona, waiting on FFP to send bid and open talks.
◉ PSG bid, not accepted at this stage as Messi wanted sporting guarantees. pic.twitter.com/FVTDGs4eQV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 4, 2023