Një tjetër skandal ka ndodhur këto ditë në lidhje me tenderat në Shqipëri. Rakip Suli i Bashkisë Kamëz i ka dhënë plot 106 milionë lekë të vjetra me TVSH Bujar Muratit të “EURO-ALB”. Njoftimi është bërë publik në datë 28-03-2023, pra vetëm pak ditë më parë.
Kujtojmë se Bujar Murati u arrestua në vitin 2021 bashkë më kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe për abuzim me tenderat. Në cilësinë e pronarit të firmës “EURO-ALB”, Bujar Murati u arrestua me urdhër të SPAK pas një operacioni anti korrupsion.
Ai u arrestua me dyshimet se së bashku me disa persona të tjerë përfshirë këtu kryetarin e atëhershëm të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, kanë konsumuar disa vepra penale si “Shkeljes së barazisë në tendera”, “Korrupsion” dhe “Shpëdorim detyre” në një tender me vlerë rreth 240 milionë lekë të vjetra.
Por Bujar Murati rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2009 për abuzime në lidhje me një tjetër tender për uniformat e policisë. Duket se të gjitha këto nuk i kanë bërë fare përshtypje Rakip Sulit, i cili “pa iu dridhur qerpiku” i ka dhënë një tender të ri me vlerë rreth 106 milionë lekë të vjetra.
Por si e ka fituar tenderin Bujar Murati? Shikohet se ai ka ndryshuar emrin e kompanisë së tij nga EURO-ALB në LIS KONSTRUKSION në datë 24 mars 2023, ndërsa publikimi i fituesit të tenderit është bërë në datë 28 mars 2023, pra vetëm 4 ditë pasi ndryshoi emrin e kompanisë.
Ka mjaftuar kjo manovër e thjeshtë që Bujar Murati të fusë në xhep edhe 106 milionë të tjera. Jo vetëm kaq por përtej kësaj shikohet se në garë ka patur kompani që kanë ofruar edhe shofer më të vogël por përsëri fituese është shpallur kompania e Bujar Muratit, tashmë me emrin e ndërruar në LIS KONSTRUKSION.