Një denoncim mbi një punonjëse të një kompanie të njohur shqiptare sigurimesh ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Sipas denoncueses, në këtë kompani sigurimesh është e punësuar një punonjëse seksi në Itali e vetë-reklamuar në një faqe eskortash.
Ajo punon tashmë në kompaninë shqiptare të sigurimeve në pozicionin e specialistes në sektorin e shëndetësisë. Denoncuesja ngre shqetësimin se një person që ka punuar më parë si eskortë nuk mund të ketë njohuritë e mjaftueshme në këtë pozicion ku klientët e kompanisë sigurohen.
Denoncuesja shkruan:
“Përshëndetje Joq Albania, ju informoj se E.N punon si specialiste në sektorin e shëndetësisë pranë shoqërisë së sigurimeve ******* në Tiranë.
Prej vitesh punonte si prostitutë në Itali dhe akuzohej për krime të rënda. Është e qartë se nuk ka njohuri dhe trajnim në industrinë e sigurimeve.
Shumë të rinj të ndershëm shqiptarë që kanë studiuar nuk gjejnë punë dhe duhet të emigrojnë. A nuk është kjo kompani e interesuar për reputacionin? Është skandaloze.
Faleminderit!”
Denoncuesja ka siguruar edhe foto nga faqja ku specialistja e shëndetit në kompaninë shqiptare të sigurimeve vetë-reklamohej për klientë në një agjenci në Milano të quajtur “Casanova Incontri” dhe në një tjetër agjenci të quajtur “Diario Escort”.
Në faqen e eskortave, punonjësja e kompanisë së sigurimeve cilësohet si “bukuroshe e kategorisë së parë”.