Skënder Lufi me firmën e tij “Montal shpk” është një nga bashkëpunëtorët e vjetër dhe më të mëdhenj të ministres Ogerta Manastirliu në lidhje me abuzimet në procedurat tenderuese.
Lufi regjistron dhjetra tendera në vit nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet vartëse, me para që merren në shkelje të ligjit dhe pa garë pasi ministresha e paracakton që në hartimin e tenderit si fitues.
Këtë e tregojnë edhe të dhënat e publikuara nga “Spending Data Albania” ku shihet se në 3 vitet e fundit kompania “Montal Shpk” ka përfituar 18 miliardë lekë transaksione nga Thesari i Shteti. Para të cilat nëse do të investoheshin sipas ligjit, sot mund të kishim vërtetë shëndetësi falas.
Por, Manastirliut nuk i intereson kjo dhe aq më pak mikut të saj Lufi. Kështu, me datë 31 mars ata kanë firmosur në një ditë 3 tendera, të cilët kapin vlerën 647 milionë lekë. Tenderi i parë ka si objekt “Pajisje mjekësorë prodhues GMM ose ekuivalent” dhe i është vënë në dispozicion fondi me vlerë 197 milionë lekë.
Këtë tender Lufi e ka përfituar si konkurrues me veten. Në dokumente tregohet se vetëm firma “Montal” ka paraqitur ofertë me vlerë 197 milionë lekë dhe është shpallur automatikisht fituese.
Në mungesë konkurrence dhe me ofertë sa 100% e fondit limit, Manastirliu i dha dhuratën e parë Lufit.
Ndërsa fill pas disa orësh i kanë dhënë dhe dy dhurata të tjera. Me tenderin e dytë Lufi ka përfituar edhe më shumë para. Ky prokurim ka si objekt “Pajisje mjekësore prodhues GE ose ekuivalent”.
Për të blerë këto paisje Manastirliu do të shpenzojë 282 milionë lekë. Në fakt ky është fondi që i ka kërkuar Lufi, pasi edhe oferta e tij mbante të njëjtën vlerë. Dhe pavarësisht se kjo përbën shkelje ligji, Manastirliu dhe Fico kanë firmosur kontratën me firmën “Montal Shpk”.
Në të njëjtën rrugë abuzuese është nënshkruar edhe kontrata për tenderin e tretë me objekt “Pajisje mjekësore prodhues Storz ose ekuivalent”. Për këtë prokurim QSUT i ka dhënë 168 milionë lekë Skënder Lufi. Që ky i fundit deri në vitin 2025 të furnizojë me respirator dhe eko ambientet e spitalit, kur kjo e fundit as nuk ekziston si pajisje në spitalet shqiptare pavarësisht se shkojnë taksat tona në xhepat e oligarkëve.
Në total 647 milionë lekë janë vjedhur në një ditë nga Skënder Lufi, më saktë ia ka dhuruar me firmën e saj Ogerta Manastirliu.