Kush e meriton të quhet “Harami i Muajit”?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.04.2023, 14:32

Ashtu siç kemi ndërmarrë nismën “Heroi i Muajit”, këtë muaj do të fillojmë edhe me personazhet që janë e kundërta e heroit.

Sipas një votimi të bërë në një nga faqet tona, qytetarët kanë zgjedhur që ky personazh të quhet “Harami i Muajit”.

I pari që e hap këtë listë është Dan Hutra, njeriu që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në Tiranë. Ai vrau dy të afërmet e ish-bashkëshortes së tij dhe motrën e një kundërshtari që kishte pasur në burg. Gjithashtu, ai plagosi edhe tre shtetase të tjera, të cilat sot fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Dan Hutra, nga përdhunues në vrasës serial: 13 ditë pasi doli nga burgu  vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në mes të Tiranës - Tv Klan

Të dytët janë Bledi dhe Tatjana Bajraktari, dy pronarët e disa hoteleve të cilët prej muajsh nuk paguajnë punonjësit. Në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërritën dhjetra denoncime që Bledi dhe Tatjana, u mbajnë lekët që ata i kanë fituar me djersë.

Vlorë/ Inagurohet hoteli me pesë yje 'Aler Grand Hotel', Klosi: Vlerë e  shtuar (Video) - Zjarr.tv

Kandidati i tretë është Dionis Teqja, pronari i Megatek, i cili vazhdon që të mos marrë masa për sigurinë në punë në qendrën tregtare. Në muajin Mars, një 32-vjeçar humbi jetën në vendin e punës. Kjo ngjarje është e përsëritur.

MEGAMORG”/ Pranga kolegut për vdekjen e punëtorit, për dy të miturit pse  s'arrestohet Dionis Teqja?

Kandidati i katërt është instruktori i patentës në Tiranë. JOQ ALBANIA pak ditë më parë ka publikuar pamjet se si një instruktor patente i mëson makinën një vajze duke u fut në kthesë me të tretin. Për më tepër, për pak centimetra, një qytetare u rrezikua të përplasej nga automjeti.

Policja Ina Nuka, është kandidatja e radhës. Efektivja e policisë, edhe pse vetë një vajzë, filloi të tallej me një të mitur që kishte humbur kontaktet me familjen, mesazhet u bënë virale dhe sjellja e saj ishte tepër e shëmtuar. Ajo bënte komente seksiste mbi vajzën dhe insinuonte mbi moralin e saj.

No photo description available.

Burri që vodhi celularin në një furrë buke. Edhe pse e dinte shumeë mirë që telefonin e harroi klientja para tij, një burrë nga Tirana, ka vjedhur telefonin ashiqare fare. Kjo sjellje është dënuar nga qindra qytetarë dhe videoja ka marrë komente shumë negative.

I radhës, është Erion Veliaj, ose i njohur ndryshe si Lali Leku. Në muajin mars, përveç vjedhjeve të shumta që ai ka bërë, Veliaj ka nisur sulmin ndaj mediave që e kundërshtojnë dhe i nxjerrin vjedhjet zbuluar. Një prej tyre është edhe JOQ.

Sulmi ndaj JOQ/ Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias 'shuplakë'  Veliajt: Jemi të shokuar, kërko falje!

Kandidatja e tetë është Odeta Dume, gazetarja në televizionin e Carlo Bollinos, e cila duke thërritur fort, kërkonte që të akuzonte JOQ ALBANIA se merrte para për personat e humbur, që të publikoheshin në faqe. Ky lajm i shëmtuar i prodhuar nga studioja e saj ka ngjallur shumë komente negative për të.

Odeta Dume: Në gjurmë të drejtësisë së mohuar – Gazeta Intervista

Kandidati i nëntë është mjeku Erzen Dobi, i cili në orarin e punës kërcënon pacientët. Siç edhe e kemi postuar mjeku kërcënon pacientin duke i thënë që ‘ta heq bluzën dhe dalim jashtë’ duke pretenduar për një konfrontim fizik me të. Edhe ky personazh ka marrë shumë komente negative.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit