Kombëtarja e minifutbollit shkruan historinë, kualifikohet në fazën finale të Kupës së Botës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.04.2023, 12:12

Shqipëria shkruan historinë në minifutboll. Kombëtarja e kësaj disipline të futbollit ka arritur të kualifikohet në finalet e Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Essen të Gjermanisë në muajin qershor këtij viti. Qipro ishte shansi i fundit dhe kuqezinjtë e shfrytëzuan në maksimum.

Ata fituan me shifrat 1-4 ndaj qipriotëve dhe tashmë janë zyrtarisht për herë të parë në histori në një fazë finale të Kupës së Botës. Shqipëria e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol në minutën e 11-të me autor Tsitsos. Por më pas nisi festivale i golave për kombëtaren tonë.

Në minutën e 15-të Endri Kaca barazoi shifrat, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1. Në pjesën e dytë Armand Gapi kaloi kuqezinjtë në avantazh dhe më pas dopieta e Xhulio Reçit çoi shifrat në 4-1. Me këtë triumf kuqezinjtë na lënë takim në qershor në fazën finale të Botërorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit