Erion Veliajn ‘e zënë ethet’ e votimeve, ‘arnon’ rrugën “Haxhi Bardhi” sa për fushatë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.04.2023, 09:08

Jemi në prag të zgjedhjeve të 14 majit dhe Bashkia e Tiranës, me në krye Erion Veliajn, ka nisur punën me shtrimin e asfalteve elektorale. Meqë zgjedhjet po trokasin, Erioni po kërkon një mandat tjetër në karrigen e kryebashkiakut, duke mashtruar qytetarët me arnime të rrugëve që i ka lënë në harresë tërë këto vite.

Një qytetare banuese në Tiranë, konkretisht në njësinë administrative nr.2, shkruan për JOQ duke dërguar edhe pamje, se në rrugën "Haxhi Bardhi" e cila lidh zonën me spitalin "Shefqet Ndroqi", po shtrohet një asfalt elektoral. Si duket Lali Erin e kanë zënë ethet e votimeve nga përballja që do të ketë në zgjedhje dhe ka filluar t'u hedh hi syve qytetarëve për fushata, vetëm për t'u marrë votën.

Qytetarja:
Asfalti elektoral ne njesine administrative nr 2. Tirane. Ju lutem publikojeni.Rruga" Haxhi Bardhi". Nje rruge qe te lidh me spitalin " Shefqet Ndroqi"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit