Masazh me gjarpërinj për turistët e stresuar në Filipine

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2023, 01:19

Një fermë në provincën Aklan të Filipineve ofron 'masazhe gjarpri' për të ndihmuar turistët/ klientët të largojnë stresin, të lehtësojnë dhimbjet dhe të kapërcejnë frikën e tyre.

Në media dhe rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë dy gra që marrin pjesë në trajtimin unik, të shtrira në shtretër druri, ndërsa lejojnë pitonët burmezë dhe Albino të rrëshqasin mbi trupat e tyre.

Një turiste tha:

Ndjenja është e mirë dhe nuk dua që ato të hiqen. Nuk është e frikshme, për mua është relaksues dhe trupi i gjarprit është i ftohtë dhe ata po masazhojnë trupin tim.

Ferma aktualisht ka tre pitonë burmezë dhe dy Albino për masazhin relaksues.

Pronarët e fermës janë të prirur të tregojnë se gjarpërinjtë janë të zbutur dhe të sjellshëm. Gjarpërinjtë lahen edhe para masazhit, për të shmangur aromat e pakëndshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit