Andrew Tate fajëson “gratë xheloze” për arrestimin e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2023, 23:22

Influencuesi Andrew Tate thotë se gratë xheloze janë fajtore për arrestimin e tij pasi sipas tij ato përdorin sistemin ligjor për të 'ndëshkuar burrat'

Në një dokument ligjor Tate pretendon se 'gratë xheloze që nuk dinë asgjë' kanë ideuar arrestimin e tij pasi ato përdorin sistemin gjyqësor për të 'ndëshkuar burrat'.

Tate, 36 vjeç, dhe vëllai i tij Tristan Tate, 34 vjeç, së bashku me dy bashkëpunëtoret e dyshuara femra, Luana Radu, 32 vjeç dhe Georgina Naghel, 28 vjeç, u liruan nga burgu të premten. Ata u arrestuan në fillim të dhjetorit pasi u akuzuan për formimin e një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar femrat.

Tate tha në deklaratën e tij në polici se:

Gratë e kuptojnë se si të përdorin sistemin gjyqësor për të ndëshkuar burrat. Mendoj se këto deklarata kundër meje i japin ato gra xheloze që nuk dinë asgjë dhe thjesht më kërkojnë para për të bërë pazare.

Duke folur pas lirimit të tij, Tate tha:

Më në fund, jam i lirë. Respekt gjykatësve që na dëgjuan dhe na lanë të lirë. Unë besoj te e vërteta, besoj te Zoti dhe besoj se drejtësia do të vihet në vend. Nuk ka fare shans që të shpallem fajtor për diçka që nuk e kam bërë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit