Dalin pamjet e aksidentit në Astir, makina “fluturon” qytetarin që po kalonte rrugën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2023, 21:38

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Astirit.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si dy persona tentojnë të kalojnë trafik-ndarëset për të dalë në anën tjetër të rrugës.

Të dy këta persona “takohen” mbi trafik-ndarëse dhe në momentin që njëri prej tyre tenton të kalojë anën tjetër të rrugës, një makinë vjen me shpejtësi dhe e përplas.

Drejtuesi me inicialet P.M ka marrë para dhe “fluturuar” disa metra larg këmbësorin i cili humbi jetën në vendngjarje dhe ende nuk është identitikuar.

Ky aks është tepër problematik për banorët dhe qytetarët e kësaj zone pasi nga Dogana e deri te zona e njohur “Rrethi Astirit” nuk ka asnjë mbikalim. Ata kanë kërkuar një mbikalim në këtë zonë pasi vetëm në këtë mënyrë do të shmangeshin ngjarje të tilla fatkeqësisht të përsëritura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit