Brian Syzo flet për JOQ: Si ish-pjesë e tyre, Cekeni me grupin kanë frikë mos dëshmoj për një tjetër ngjarje kriminale

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.04.2023, 15:42

Pas ngjarjes së GPS në makina e Erisit, JOQ pyeti Brian nëse ka lidhje me Gledis Dikellari, një nga personat e arrestuar për sulmin me spraj ndaj Jona Dukës, ish e dashura e Brian. Për Gledisin, Brian thotë se nuk e njeh personalisht, vetëm është një i ri që i është bashkuar grupit të Eris Cekanit, dhe vëllezërve Berberi, për t'i bërë keq atij.

"Gledis dikellari ska ndo je lidhje esht thjesht nje djal 23 vjec te cilin e mbajne nga mbrapa eris cekani me vllezrit berberi,dmth kan gati 1 vit qe e kan afruar ne grupin e tyre.Me mua personalisht asnje lidhje as nuk e kam pare ndonjer e as takuar personalisht. Kam qenë shok me Eris Çekani, Ilir Berberi dhe Nardi Berberin. Nardi Berberi esh n burg pasi akuzohet pr ngjarjen e ndodhur ne Volorek ", shkruan Brian.

Në fund të intervistës për JOQ, Brian shton se frika e Erisit me grupin është dëshmia e tij për një ngjarje kriminale që ka ndodhur në një qytet tjetër, pasi si ish-pjesë e tyre, Brian di shumë gjëra, ndaj po mundohen ta frenojnë duke sajuar ngjarje.

"Dhe pervec hotel volorekes frika e tyre esht qe un ju kam thene qe do deshmoj edhe per nje ngjarje kriminale qe ka ndodhur ne nje qytet tjeter,pasi si pjese e tyre un di shum dhe kto jan te gjitha arsyet qe ata mundohen te me frenojn", shkruan Brian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit