Qytetari denoncon Iute Credit: Duhet të paguajë 3.7 milion lekë ose do të përballem me përmbarimin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.04.2023, 11:59

Iute Credit është një institucion financiar për dhënien e kredive dhe shumë herë është denoncuar nga qytetarët për mënyrat se si abuzon me ta. Së fundmi, një qytetar ka kontaktuar me JOQ dhe tregon se para disa kohësh ka marrë një kredi në Iute Credit me një vlerë prej 2 milion lekësh.

Qytetari shkruan se çdo muaj ka shlyer kredinë e marrë, por dy muaj e fundit nuk ka qenë në marrëdhënie pune, ndaj dhe nuk i ka paguar. Për këtë mospagesë të dy muajve, qytetari thotë se është telefonuar nga një punonjës i Iute i cili e ka kërcënuar duke i thënë të paguajë për 1 orë vlerën e 3.7 milion lekëve ose do të përballet me gjyqin për përmbarim.

Lidhur me këtë, qytetari ka shkuar tek zyrat e Iute në rrugën e Durrësit dhe aty punonjësja i ka thënë që dosja e tij do të shkojë për përmbarim. Pas kësaj qytetari i ka shkruar një ankesë e cila nuk është marrë parasysh.

Tashmë qytetari është marrë në telefon nga zyra ligjore dhe i është thënë që ka 3 ditë kohë për të paguar vlerën tek Iute në të kundërt do të përballet me përmbarimin. Qytetari kërkon ndihmë për zgjidhjen e problemit të tij duke theksuar në Shqipëri nuk ka shtet që t'i mbyll këto institucione që rrjepin qytetarët ashtu siç u bë në Kosovë e cila e mbylli me kohë Iute Credit.

"Si jeni si kaluat. Me falni per shqetesimin Por doja te beja nje denoncim per Iute Credit. Kam marr nje kredi prej 2mln lekesh aty dhe per disa muaj i kam ber pagesat mirpo per 2 muajt e fundit kam pas disa probleme familjare dhe nuk kam qene as ne marrdhenie pune dhe skam mundur ta paguaj. Tani me merr oficeri i kredise ne telefon dhe me thote me nje presion dhe krecenim qe hajde paguaje tani per 1 ore vleren 3.7mln lek ose perndryshe do kalosh direkt ne gjyp per permbarim dhe do te te marrim cdo gje ne emrin tend. Un skam mundesi ti "pjell" 3.7mln lek nga hici dhe shkova u interesova ne zyren e Iute Credit afer kafe Flora. Dhe ajo zonja me thote qe dosja jote eshte shume shpejt qe te shkoje per permbarim pasi nuk ka plotesuar afatin dhe me thote qe te lutem shkruaj nje ankese duke shkruajtur dhe sjelljen e oficerit te kredise sepse eshte e patloerueshme dhe qe ne ta shofim dhe ta marrim per baze qe ta rregullojm kontraten. Ankesen e bera te premten dhe jo e jo qe eshte marr per baze por sot me merr zyra ligjore ne telefon dhe me jep afat deri te premten per ta paguar te gjithe vleren. Ai me thote gjithashtu se Kompania Iute Credit te ka nxjerr me nje status shume te keq dhe ti nuk mundesh dot as per ta transferuar kredin dhe per 1vit nuk mund te marresh asnje kredi ne asnje vend edhe nese e shylen vleren. Gjithashtu me tha se ai ka vetem 3 dite kohe pasi nuk ka asgje ne dore dhe un duhet te perballem me permbarimim. Ketu ska shtet, Kosova keto institucione i ka mbyll me kohe, e kemi vet faijn komplet si popull. Lam nam nuk nderrojm dot nje qeveri te sjelli nje te hajrit te na i bej kete shtet. Do ti lutesha kush ka mundesi te me ndihmoj ja di per nder. Shum faleminderit", shkruan qytetari për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit