Denoncimi i qytetarit: Kompania “Digicom” na zhvat me skemë të pisët, kujdes kontratën me ta

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.04.2023, 13:33
Jemi në vitin 2023 dhe skemat e mashtrimit ndaj shqiptarëve vijojnë ende, si të ishim në vitet 90-të, kur nuk ja kishim idenë kontratave apo gjërave të tilla. Së fundmi në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim i një qytetari, i cili tregon sesi i është hedhur “hi syve” nga kompania “Digicom”.

Ai ka një kontratë interneti dy-vjeçare me kompaninë në fjalë dhe në muajin janar i ka kërkuar transferim të vendndodhjes, mirëpo kompania e ka njoftuar se nuk e mbulon zonën ku është zhvendosur qytetari.

Nisur nga kjo, ai i ka kërkuar kompanisë të ndërpresin kontratën, por “Digicom” nuk pranon duke shtuar se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë kjo sjell penalitet pagesën e kontratës së plotë. Qytetari kërkon të ndërgjegjësojë gjithë qytetarët e tjerë që të mos mashtrohen nga kontrata prej 20-30 faqesh e “Digicom”.

“Kam një situatë shumë të pazgjidhshme me “Digicom”. I kam konsumuar të gjitha bisedat me kujdesin e klientit dhe nuk po më japin asnjë zgjidhje. Do të ishte mirë ta marrin vesh dhe të tjerë qytetarë, që të mos bien viktimë e skemave që përdorin.

Kam një kontratë interneti 2-vjeçare me kompaninë dhe nga muaj janar i këtij viti kam kërkuar transferim të vendndodhjes, por kompania nuk e mbulokërka internetin në atë zonë. Me këtë rast kam kërkuar me marrëveshje ndërprerjen e kontratës së internetit, por nuk ma japin.

Më komunikojnë se nëse do të duhet ta ndërpresim, ka penalitet shumën e të gjithë muajve të mbetur. Nëqoftëse është për të paguar gjithë muajt e mbetur, unë më mirë i lë muajt të ecin vetë dhe e paguaj çdo muaj pak e nga pak, edhe pse nuk kam shërbim të internetit.

Unë dua të më japin një zgjidhje. E kanë përdorur si skemë për të mashtruar të gjithë abonentët se nuk bëhet dot anulimi i kontratës dhe nuk ta thonë fare gjatë kohës që aplikon për kontratën. Duhet ta lexosh vetë, me pak fjalë 20-30 faqe.

Ajo çka ka rëndësi nëse e postoni këtë ankesë, është t'iu bëjmë thirrje njerëzve që kur bëjnë kontrata me kompaninë Digicom, të bëjnë kujdes çfarë firmosin se e kanë skemë për të zhvatur nga lekët. Vetëm kontrata është me skemë të pisët, që nuk ta sqarojnë siç duhet”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit