Vazhdon masakra/ Qytetari: Kompanitë Albavia dhe Vuthaj gërryejnë lumin Mat në mes të ditës dhe në sy të policisë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.03.2023, 14:18

Është bërë mëse normale shkatërrimi i natyrës së bukur që ofron Shqipëria vetëm që pronarët e firmave të ndryshme të pasurojnë xhepat e tyre. Persona të lidhur me shtetin zhvillojnë biznesin e tyre duke shfrytëzuar çdo mundësi, qoftë edhe shkatërrimi i nënës natyrë.

Një masakër ekologjike po ndodh edhe në shtratin e lumit Mat. Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë dy kompani, atë të Albavia sh.p.k dhe Vuthaj sh.p.k. Sipas qytetarit, dy firmat në fjalë, gërryejnë lumin Mat në mes të ditës dhe në sy të policisë. Sipas qytetarit që denoncon çdo gjë me pamje, ekskavatorët e kompanive në fjalë, çdo ditë, gërryejnë shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavorr.

Qytetari:

Pershendetje si jeni JOQ! Ne syte e Policise , medias dhe gjithackaje vetem pak metra nga Ura e Zogut kompania Albavia dhe Vuthaj gerryejne lumin Mat ne mes te dites.

Vuthaj sh.p.k, ka administrator Fatmir Vuthajn, dhe është kompani ndërtimi, teksa Albavia sh.p.k, gjithashtu kompani ndërtimi. ka administratorë Shkëlqim Rakipaj dhe Hasan Hafizi shfrytëzojnë lumin Mat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit